fbpx

Jude Law martohet së shpejti

jude-law-phillipa-coan-getty-510x600.jpg

Aktori Jude Law po martohet.

E dashura e Jude Law, Phillipa Coan, duket se e ka konfirmuar fejesën e tyre duke treguar unazën e saj të fejesës me gur diamanti.

Psikologja 32 vjeçare është parë në Londër derisa kishte vënë edhe unazën, disa ditë pasi britanikja “The Sun” kishte raportuar se çifti tashmë është fejuar.

Sipas kësaj reviste, aktori 46 vjeçar Law dhe Coan do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në muajin maj, pas katër vjetësh lidhje dashurie.

“Dasma e tyre do të jetë tradicionale ku do të ketë shumë pije dhe vallëzim. Jude dhe Phillipa kalojnë shumë mirë bashkë dhe ky është një hap që vjen në kohën e duhur për ta”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për “The Sun”.

Aktori i Captain Marvel i ishte referuar Coan si “partnerja e tij” gjatë promovimit të filmit të tij të ri Marvel, më herët gjatë këtij muaji.

Law ka tre fëmijë me ish-gruan e tij, Sadie Frost – djemtë Rafferty (22), Rudy (16) dhe vajzën Iris (18).

Ndërkohë ai ka edhe një vajzë nëntëvjeçare [Sophia] me ish të dashurën e tij Samantha Burke dhe vajzën trevjeçare Ada me ish të dashurën Catherine Harding./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303