fbpx

Jul Deda e thotë troç: Ja arsyeja pse u shkri grupi ‘The Shblsh’

download.png

Grupi i humorit ‘The SHBLSH’ e bëri publikun të dashurohej me gjithccka ata bënin. Por fatkeqësisht në një moment ata nuk ekzistuan më dhe për këtë nuk u dha asnjë arsye.

Ka qenë Julian Deda, njëri prej anëtarëve më të spikatur të grupit i cili më në fund ka vendosur që të flasë më hapur se kurrë më parë në një intervistën e dhënë në emisionin ‘Thumb’.

“Ne nuk u larguam nga ‘Portokalli’-a Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapricot e regjisorit, Basha”, – ishte mesazhi i Julit.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk është më pjesë e ‘Portokallisë’, grupi “SHBLSH”, ku bënin pjesë Julian Deda, Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj vazhdon të kujtohet me nostalgji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *