Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange ka thënë se nuk pranon të ekstradohet në SHBA për akuzat që lidhen me rrjedhjen e sekreteve qeveritare.
Seanca dëgjimore e tij për ekstradimin erdhi një ditë pasi ai u dënua me 50 javë në burg për shkeljen e ligjit të lirimit me kusht pas arrestimit të tij muajin e kaluar.
47-vjeçari u shfaq me video-lidhje në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit.
Gjykata dëgjoi se “procesi i ekstradimit do të marrë shumë muaj”. Rasti u shty deri më 30 maj.
Assange i tha gjykatës: “Nuk dua të dorëzohem për ekstradimin pasi kam bërë gazetari që ka fituar shumë çmime dhe ka mbrojtur shumë njerëz”.
Ai u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me akuzat për sulmet seksuale, të cilat ai i ka mohuar.
Britania e Madhe do të vendosë nëse do të ekstradojë Assange në SHBA në përgjigje të pohimeve se ai komplotoi me ish-analisten e agjencisë amerikane të zbulimit, Chelsea Manning, për të shkarkuar bazat e të dhënave të klasifikuara.
Assange i lindur në Australi përballet deri në pesë vite burg në SHBA nëse dënohet.
Wikileaks ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara nga çdo fushë, që nga industria e filmit, siguria kombëtare dhe lufta./real-news.tv/

