Julian Deda: Do kandidoj përballë Veliajt, pse mos të bëhet një shkodran kryebashkiak?

ipiccy_image-2022-04-22T153210.001.jpg

Aktori Julian Deda ka shfaqur ambicien për të kandiduar si kryetar bashkie i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme elektorale. I ftuar në emisionin “D-night”, Deda tha se është një kandidat me potencial dhe pse jo mund të fitojë. Gjithashtu ai shton se ka si kontribut edhe në fushën e politikës.

“Lalin e heqim ne… Lali nuk është i përjetshëm. Meqenëse që më pyete për këtë…unë kam një angazhim politik dhe ka kohë që e kam d.m.th. jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por kam 20 e kusur vite që jetoj këtu dhe ti mendon se një Shkodran nuk mund të bëhet Kryetar Bashkie në Tiranë kur u bë njëri nga Ura Vajgurore? Më vjen keq tani, ai është nga Ura Vajgurore dhe u bë, pse mos të bëhet një Shkodran? Unë të paktën nuk kam shitur fiq dhe nuk kam punuar kamerier që të jemi të sinqertë. Ai gënjen që ka shitur fiq dhe unë s’po gënjej që nuk kam shitur,”-tha Deda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303