Juncker: Brexit është një histori shumë e gjatë që duhet t’i jepet fund

Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka shprehur besimin e tij se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE deri më 31 janar 2020, fundi i periudhës aktuale të caktuar nga liderët e Bashkimit Evropian.

Ai tha në një intervistë për BBC se Brexit është “një histori shumë e gjatë që duhet t’i jepet fund”.

Mbi pretendimin e kryeministrit Boris Johnson se ai do të negociojë një marrëveshje tregtare me BE para fundit të dhjetorit 2020, Juncker tha që disa deputetë në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se negocimi i një marrëveshje do të jetë i lehtë, por diskutimet me Kanadanë “u deshën vite”.

Juncker shtoi se nuk mendon se zotimi i Partisë Laburiste për të ri-negociuar marrëveshjen e tërheqjes nëse fiton një shumicë në zgjedhjet e përgjithshme, është një qasje realiste./real-news.tv/