fbpx

Juncker: Brexit, humbje kohe dhe energjie

juncker-2.jpg

Kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod-Junker, e ka konsideruar tentativën e Britanisë së Madhe për largimin nga BE-ja një humbje kohe dhe energjish.

“Shumicën e mandatit tim e kalova me Brexit kur duhet të mendoja se si unioni ynë duhej të vepronte në të mirë qytetarëve – një humbje kohe dhe energjish,” deklaroi të martën presidenti në largim i ekzekutivit evropian.

I pranishëm në seancën e Parlamentit Evropian ishte edhe shefi i Këshillit, Donald Tusk, për të cilin shtyrja sërish e Brexit mbetet një mundësi realiste.

“Po konsultohem me liderët e BE-së dhe do vendosim në ditët në vijim. Rezultati do të varet shumë nga vendimi pro ose kundër i parlamentit britanik,” u shpreh Tusk në lidhje me kërkesën e qeverisë britanike për ta shtyrë Brexit deri më 31 janar 2020.

Ligjvënësit britanik u mblodhën të martën për të votuar dy mocione për diskutimin dhe votimin në parim të legjislacionit për daljen nga BE-ja, çka do i jepte marrëveshjes me Brukselin fuqi ligjore.

Kjo përpjekje e kryeministrit Boris Johnson u refuzua të hënën nga kryetari i Kuvendit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303