fbpx

Juncker: Brexit pa marrëveshje mund të ketë pasoja të tmerrshme

junckerr.jpg

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, konsideron se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), njohur si Brexit, pa një marrëveshje, do të kishte pasoja të tmerrshme sociale dhe ekonomike.

Juncker foli në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) në Bruksel.

Ai konsideron se janë shumë të vogla gjasat për arritjen e marrëveshjes rreth Brexit. “Nëse ndodhë largimi i Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje, pasojat sociale dhe ekonomike do të jenë të tmerrshme”, paralajmëroi Juncker.

Ai shprehu kënaqësinë me faktin se të rinjtë evropianë dalin në rrugë për të ngritur zërin kundër ndryshimeve klimatike, duke shtuar se dhe të moshuarit janë të vendosur kundër ndryshimeve klimatike.

Më tej ai shtoi se çereku i buxhetit të BE-së në periudhën 2021-2027 është projektuar për t’u investuar për luftë kundër ndryshimeve klimatike./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303