Juncker flet për çështjen Kosovë-Serbi: Nuk futen në BE nëse…

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur në lidhje me dialogun mes shteteve Kosovë dhe Serbi dhe ka lëshuar një mesazh të qartë për to.

Ai shprehet se nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet mes vendeve, atëherë ato nuk do mundem të jenë anëtare të BE.

“Nuk jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në rrugën e duhur dhe po i nxis të dyja palët për dialog. Nëse kjo mosmarrëveshje nuk zgjidhet, nuk do të ketë shans për to të bëhen anëtare të BE. Ne nuk duam të imponojmë destabilitet, por duam të eksportojmë stabilitet në Bashkimin Europian”,nënvizoi Juncker./real-news.tv