fbpx

Juncker: Me shumë gjasa Britania do të dalë nga BE pa marrëveshje

juncker.jpg

Bashkimi Evropian paralajmëroi se Britania po shkon drejt Brexit pa marrëveshje.

Duke iu drejtuar ligjvënësve të BE-së në Strasburg, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se kryeministri britanik Boris Johnson i kishte thënë të hënën se Londra ende dëshironte një marrëveshje, por se gjithsesi do të largohet nga BE me ose pa marrëveshje më 31 tetor.

“Ka shumë pak kohë … Rreziku i daljes nga BE pa marrëveshje është shumë i vërtetë,” tha Juncker.

Një shumicë e ligjvënësve të BE votuan për një zgjatje të datës së planifikuar të largimit të Britanisë në një rezolutë që nuk është detyruese, por që ka peshë politike.

Udhëheqësit e BE do të takohen për një samit në Bruksel në 17-18 tetor, vetëm dy javë para se Brexit të materializohet, më shumë se tre vite pasi britanikët votuan të largoheshin nga BE./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303