Juncker ndërpret konferencën, i përgjigjet gruas në telefon

Kreu i Komisionit Evropian në mënyrë të përsëritur e ka gjetur veten në situata të çuditshme dhe gazmore me veprimet e tij në daljet publike, por kësaj radhe ai përdori humorin për të dalë nga një situatë e sikletshme.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thyer monotoninë në një konferencë shtypi të BE-së në Ligën Arabe në Egjipt, duke shkaktuar humor lidhur me një telefonatë të papritur që e ndërpreu fjalimin e tij.

Gjatë konferencës, Juncker e ndërpreu fjalimin e tij dy herë për shkak të ziles së telefonit.

Herën e parë ai e mbylli telefonatën, kërkoi ndjesë dhe vazhdoi fjalimin. por, nuk mbaroi me kaq. Personi që po i telefononte ishte këmbëngulës.

Sërish, zilja e telefonit ndërpreu fjalimin e Presidentit të KE, i cili kësaj radhe zgjodhi të përgjigjej.

Pasi foli në telefon me zë të ulët, Juncker i kërkoi ndjesë të pranishmëve në sallë dhe tha:

‘Ishte dyshuesja e zakonshme…gruaja ime’, duke shkaktuar të qeshura në sallë./real-news.tv/

J