fbpx

Juridiku nis sot mësimin te gjimnazi ‘Petro Nini Luarasi’

Screenshot_1-52.png

Studentët e Fakultetit të Juridikut që do të duan t’u kthehen auditoreve do të nisin procesin mësimor duke filluar nga dita e sotme (30 janar 2018) ora 14:00  në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Për studentët  çdo godinë është njësoj, mjafton që të bëhet mësim.

“Çdo orë e humbur është shumë dhe është shumë e rëndësishmë të bëjmë mësim, qoftë dhe në gjimnaze”.

“E rëndësishme është që të fillojë mësimi për ne, pastaj besoj se do të hapet shkolla dhe ne për pak ditë mund të jemi atje”.

“Është zgjidhja e vetme e mundshme në këto momente, duke qenë se ne jemi paralizuar”.

Por studentët që po protestojnë nuk e shohin zëvendësimin e orëve në godinë tjetër si zgjidhje.

“Nuk zgjidhet asgjë duke ndërruar një godinë sepse shumica e studentëve do të vazhdojnë të jenë këtu, kjo do të jetë një godinë e hapur”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303