Justin Bieber mbulon dhëmbët me diamantë, zbulohet vlera e tyre

Justin Bieber i ka bërë të gjithë të fërkojnë sytë pasi publikoi një foto të vetes me ‘dhëmbët e rinj’. Ai ka blerë një set diamantesh që vendosen tek dhëmbët dhe i ka zbuluar në mënyrë modeste në foton e postuar së fundmi.

Këtë gjë e kemi parë dhe më parë nga artistë të tjerë të njohur siç janë: Chris Brown, Tyga etj.

‘TMZ’ ka bërë kërkime për të gjetur vlerën e pajisjes estetike që ka blerë Justin dhe gjejeni çfarë? Ajo ka kushtuar plot 50.000 dollarë.

Pajisja në fjalë është ndërtuar që të mbulojë tërësisht 8 dhëmbë me flori dhe diamante të bardhë 7.65 karat. Shpenzime të tilla marramendëse për produkte që nuk është se kanë rol të rëndësishëm janë të shpeshtë tek yjet e ‘Hollywood’. Justin sapo ju shtua listës.

/real-news.tv/

View this post on Instagram

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on