Juve dhe Atletiko nën hetim

Simeone-746x450.jpeg

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka hapur një hetim disiplinor në bazë të ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes mes Atletikos së Madridit dhe Juventusit më 20 shkurt. Natyrisht që për trajnerin bardhekuqve, Diego Siemeonen, ishte e pritshme diçka e tillë pas gjestit që bëri në çastin e shënimit të golit të dytë të të tijve.

Por jo vetëm Simeone, edhe Masimiliano Alegri ka përfunduar në lupën e etikës së UEFA-s, sipas së cilës trajneri bardhezi është përgjegjës për vonesën e daljes së ekipit në fushë pas pushimit të ndeshjes.

Çështjet në fjalë do të shqyrtohen nga Zyra e Kontrollit pranë Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, ndërsa seanca dëgjimore mbetet ende për t’u përcaktuar./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303