fbpx

Juve-Inter gati për shkëmbimin e madh

icardi-dybala-780x439.jpg

Interi dhe Juventusi po konsiderojnë në mënyrë aktive një shkëmbim të bujshëm në fund të sezonit. Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi dhe ai i Juventusit, Paulo Dybala janë subjekt i bisedimeve të shkëmbimit mes dy skuadrave italiane. Sipas Tuttomercatoweb, një shkëmbim mes dy sulmuesve të “palumtur” është një opsion real.

Kjo pasi sipas tyre ish-drejtori gjeneral i Juventusi, Beppe Marotta, tani po drejton gjërat në Inter si drejtor i sportit.  Marotta dhe zëvendësuesi i tij te Juve, Fabio Paratici, janë të përgatitur të marrin në konsideratë shkëmbimin, por thuhet se ka një problem. Drejtuesit e Zonjës së Vjetër e konsiderojnë lojtarin e tyre më të vlefshëm dhe kërkojnë para shtesë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303