fbpx

Juventusi, i fiksuar pas yllit të Paris SG

rab.jpg

Juventus nuk ka ndërmend të heqë dorë nga objektivi kryesor i merkatos. Bardhezinjtë kanë identifikuar mesfushorin francez të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot si të rëndësishmin për në merkaton e janarit.

Trajneri Allegri kërkon të ketë më tepër alternativa për të rritur forcën në mesin e fushës dhe francezi qëndron në krye të listës së bardhezinjve. Rabiot ka qenë një objektiv i Arsenalit, Barcelonës, Milan dhe Tottenham në muajt e fundit dhe ka një kontratë që përfundon verën e ardhshme.

Nëse kampionët e Francës nuk arrijnë të gjejnë marrëveshjen me 23-vjeçarin, ai pas janarit është i lirë për të negociuar me çdo klub, pasi në korrik del lojtar i lirë. Dëshira e Rabiot është të largohet nga Ligue 1, pasi kërkon një kampionat më konkurreues dhe e josh kalimi në La Liga te Barcelona. Në merkaton e kaluar gjigantët katalanas bënë disa oferta për të, por klubi francez i refuzoi të gjitha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *