fbpx

Juventusi “pushton” Old Trafford-in

Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Manchester United në “Old Trafford”, duke treguar kështu se është një pretendent i fortë për të fituar Champions League në këtë sezon.

Bardhezinjtë morën 3 pikë falë golit të Paulo Dybala dhe janë me një këmbë në fazën tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube. Tashmë, Juventusi kryeson grupin H me 9 pikë, i ndjekur na United me 4, ndërsa Valencia dhe Young Boys mbyllin grupin me respektivisht 2 dhe 1 pikë.

Real Madrid iu kthye fitores pasi mundi 2-1 çekët e Viktoria Plzen. Golat për madrilenët u shënuan nga Benzema dhe Marcelo, ndërsa për miqtë shkurtoi diferencën Hrosovsky. Real Madrid kryeson grupin G me 6 pikë, po aq sa Roma, e cila fitoi 3-0 ndeshjen ndaj CSKA-së së Moskës.

Manchester City mposhti Shakhtar Donetsk me rezultatin 0-3, falë golave të David Silva, Laporte dhe Bernardo Silva.

Në ndeshjet e tjera, Ajax fitoi në fund ndaj Benfica 1-0, ndërsa Hoffenheim dhe Lyon dhuruan spektakël duke barazuar 3-3.

Lër një koment