fbpx

Juventusi zbret sot në orën 17:00 te Parku i Liqenit në Tiranë

Juventus.jpg

Juventus Academy Tirana

“Juventus Academy Tirana”, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, organizon sot në orën 17:00, te Fushat Multisportive, stërvitjen për moshat 9-12 vjeç nën drejtimin e trajnerit Gianluca Settanni dhe trajnerit Blendi Bahuli, që do të stërvitë portierët.

Ky trajnim është një mundësi e re për të gjithë fëmijët shqiptarë të apasionuar pas futbollit që të ndjekin ëndrrën e tyre në sportin më popullor në botë.

Juventus Academy Year-Round Training është një program vjetor i krijuar për të përhapur dhe zhvilluar vlerat dhe metodën e Juventusit edhe jashtë kufijve italianë.

Projekti i Juventusit u jep mundësi fëmijëve që të punojnë sipas metodologjisë së Juventusit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik apo taktik, por edhe të sjellë eksperiencën në formimin e fëmijëve si persona e si futbollistë.

Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmijë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *