fbpx

“Ka dhe raste fatale”. Epidemiologu reagon pas vdekjes së 17 vjeçarit nga Covid-19 dhe bën akuzën: MSH nuk nxjerr të dhënat

Screenshot_11-8.png

Epidemiologu Fabian Cenko për Fax News komentoi vdekjen e 17 vjeçarit nga koronavirusi.

Gjatë intervistës Cenko tha se dy janë mënyrat për luftimin e Covid, e para janë masat kufizuese, dhe e dyta vaksina, që nuk është tërësisht në dorën e shteteve, pasi kërkesa është shumë më e madhe sesa oferta e kompanive.

Sa i takon vdekjes së të miturit nga Covid, mjeku tha se nuk ka të dhëna të tjera nga MSH lidhur m të rinjtë nëpër spitale.

Së pari skenari i parë që nga ana epidemiologjike do të doja të arsyetoja, është që pas 10 muajsh, apo 5 muajsh ku shpërndarja e sëmundjes është masive në popullatë, numri i fëmijëve që infektohen po rritet shumë. Sot jemi me dhjetra mijëra të rinj që po infektohen, dhe në mesin e tyre mund të ketë dhe raste fatale. Mund të jetë dhe fakti që ne nuk dimë në çfarë mase te moshat e reja ky infeksion është shtrirë, ne dimë një rast fatkeq të humbjes së jetës, por ne nuk kemi të dhëna të tjera, se sa të rinj mund të jenë të shtruar në spitale. Na mungojnë këto të dhëna në informacionet që jep Ministria e Shëndetësisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303