Ka dhënë dorëheqjen kreu i FRESH?

23434845_1522415151176820_8339714834797994890_n.jpg

Në një kohë kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 12 të saj, ka pasur një reagim nga kryetari i Forumit rinor socialist. Eljo Hysko ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të FRESSH.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Hysko, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se ky veprim vjen pas lajmeve që qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale, sipas të cilave Hysko udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.

Por vetëm pak më vonë kryetari i FRESH ka fshirë postimin e tij në ‘Facebook’. Nuk dihen ende arsyert e këtij postimi, apo faktit nëse ai e ka dhënë dorëheqjen realisht, apo jo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303