Ka edhe fëmijë me koronavirus te infektivi, flet Shefja e pavionit

Dy fëmijë janë me koronavisur në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë Shefja e pediatrisë spitalin Infgektiv, Gjeorgjina Kuli.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, u shpreh Kuli në një lidhje lidhje direkte me studion e emisionit “Ditari” në A2.

E pyetur për trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve, Gjeorgjina Kuli tha “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve.”

Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv ka thënë se nëse fëmija ka shenja të rënduara të sëmundjes në 4-5 ditët e para atëherë duhet t’i drejtohet mjekut pediatër apo të telefonojë 127.