fbpx

Ka frikë nga një valë e dytë, Johnson merr vendim të mos lehtësojë masat

Boris Johnson ka shtyrë lehtësimin e planifikuar të masave në Angli pas rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri britanik po i frikësohet një vale të dytë të infeksionit me COVID-19 dhe nuk do të ketë lehtësim të masave për luftimin e pandemisë globale, raporton theguardian.

Vetëm disa orë pasi Mbretëria e Bashkuar futi masa më të rrepta në pjesë veriore, i pari i qeverisë britanike njoftoi se kazinotë, boëling, patinazhet si dhe dasmat nuk do të lejohen.

“Tani ne shohim një dritë paralajmëruese në fund”, u tha Johnson gazetarëve në një konferencë shtypi në Doëning Street kur u pyet për valën e dytë të infeksionit të virusit që ka vrarë më shumë se 55 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

“Vlerësimi ynë është që ne tani duhet të përdorim frenat për ta mbajtur virusin nën kontroll”, tha ai.