“Ka ikur rreziku”. Mjeku Stroni jep detajet për pandeminë: Ja për sa kohë je i mbrojtur nga antitrupat

koronavirusi.jpg

Mjeku i njohur, Gent Stroni ka dhënë disa detaje për Neës24 lidhur me situatën nga pandemia në vendin tonë.

Ai tha se a një rënie të rasteve në vendin tonë.

Stroni theksoi se një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar tashmë koronavirusin, duke shtuar se nëse ke antitrupa, je i mbrojtur së paku për një periudhë.

Megjithatë, mjeku Stroni shprehet se mendon se agresiviteti i Covid-19, gjithsesi nuk po bie ende.

Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirius. Në shumë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ka ikur rreziku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavirusin. Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresiviteti i Covid-19 tek pacientët. Ka dhe raste agresiviteti, patjetër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303