fbpx

“Ka lidhje mes vaksinës Astra Zeneca dhe mpiksjes së gjakut”. Deklarara tronditëse e shefit të EMA

agjen.jpg

Shefi i vaksinave të EMA Marco Cavaleri, ka tronditur me deklaratën e bërë për gazetën italiane Il Messaggero, ku konfirmon se ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve me mpiksje gjaku që kanë ndodhur në disa shtete të botës ku është aplikuar kjo vaksinë.

“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim,” i tha shefi i vaksinave EMA Marco Cavaleri, gazetës italiane Il Messaggero.

Në një intervistë të botuar sot, ai ka thënë se “në orët e ardhshme, ne do të themi se ka një lidhje, por ne ende duhet të kuptojmë se si kjo ndodh”.

Pasi disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës – përfshirë Italinë, EMA deklaroi se përfitimet i tejkalojnë rreziqet ndaj vaksina e AstraZeneca duhet të qëndrojë në përdorim.

Sipas EMA-s një lidhje shkakësore midis mpiksjeve dhe vaksinës është e mundur dhe ata pritet të sigurojnë një vlerësim të azhurnuar këtë javë. “Ne jemi duke u përpjekur të marrim një pasqyrë të saktë të asaj që po ndodh, për të përcaktuar në detaje këtë sindromë për shkak të vaksinës,” tha Cavaleri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303