fbpx

“Ka mësuar edhe një gjë Likja…”. Rama nuk përmbahet ndaj Metës: Ja plani që ka

rama-meta-basha.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme, iu hakërrye edhe presidentit Ilir Meta. Ai theksoi se e vetmja gjë që Ilir Meta bën është që të ndajë ‘dëshmorë’, në mjeshtra sporti dhe ustallarë votash.

“Nëse vijmë tek buxheti, sot dhe prej muajsh, janë 1 mijë euro plus mbi rrogën për të gjithë mjekët që janë në strukturat mbrojtëse në vijën e zjarrit dhe 500 euro për stafet e asaj vije. Janë 550 mjekë 1330 infermierë, dhe 754 staf mbështetësh. Bashkëpunoni dhe me Lulin për të nxjerrë shifrat, se e ai e di mirë se sa janë. Çdo të thotë kjo; ska mjekë? Se kanë ikur në gjermani?! Ka mësuar dhe një gjë Likja, s’ka plan. Likja që të vetmin plan që ka është se si të ndajë dëshmorët në mjeshtra sporti dhe ustallarë votash. Autoambulancat, shkoni nesër dhe shikoji se çfarë anë brenda. S’janë ato të Peço Vasilit. As Tritan Kryemadhit. Janë të pajisura me 100 % instrumentet për të sëmurët përkatës dhe me aparaturat e oksigjenit. Çdo të thotë kjo se njerëzit dergjen në spitale? Jo nuk është e vërtetë. Ato presin, se është procedurë shtrimi, jo si ai futbollisti afrikani që theu këmbën dhe mori pasaportë për 8 orë. Si nuk ka vend në spital? Mund të mos kishte, siç nuk ka në Belgjikë. Fakti është që ka. Çdo me thënë kjo se pse nuk i lënë telefona në pavionet COVID? Po kush ti lë? Në Amerikë? NË Britani?! Ca është pavioni COVID? Apo është dasmë për të bërë video. Jo vetëm që e kemi një plan. Jo vetëm që strategjia e shkuar i ka shkuar dhe baba Xhikës në tryezë, si president, që në fakt prej presidenti ka vetëm kostumi. S’ka asgjë tjetër më. Por si pjesë e strategjisë ne jemi angazhuar financiarisht dhe për sigurimin e vaksinës. Siç kanë bërë të tjerët. Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 mld ose 9.4% të buxhetit për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i madh për shëndetësinë në 30 vite. Merrini shifrat dhe verifikojini. Pjesë e këtij buxheti është rritja e pagave.”, tha Rama.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303