Ka një arsye se pse të gjithë të famshmit po lindin tani!

Me siguri i keni dëgjuar lajmet rreshtazi gjatë kësaj jave se shumë të famshëm njëri- pas tjetrit janë bërë prindër.

Rikujtojmë Almeda Abazi, Kim Kardashian, Meghan Markle, të cilat janë bërë nëna gjatë kësaj jave.

Por ka një arsye se pse dhe këtë na e shpjegojnë astrologët:

Yjet që lidhen me destinin dhe karmën, ndodhen aktualisht në shenjat e Gaforres dhe të Bricjapit. Këto dy shenja njihen si simbole të mëmësisë dhe atësisë.

Këto dy nyje yjesh- që gjenden njëri tek Gaforrja dhe tjetri tek Bricjapi- janë në një pozicion të përkryer me planetin e Afërditës që siç dihet, mbart plot energji dashurie dhe erotizmi.

Vetë Afërdita nga ana tjetër, po bashkëpunon fort me planetin e Jupiterit, që njihet si planeti i zgjerimit. Kur Afërdita dhe Jupiteri bëhen bashkë, gjithçka shumohet, qoftë në begati materiale, qoftë në fertilitet.

Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt tre ditë më parë.

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle solli në jetë Archien gjatë kësaj jave.

Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë më 6 maj së  bashku me  bashkëshortin e saj , aktorinTolgahan Sayisman. /real-news.tv