Ka një ide ‘të çmendur’ se ku të luhet River Plate-Boca Juniors

GettyImages-1060371356-910x607.jpg

Shtyrja për të disatën herë të finales së Kupës Libertadores, super klasikes River Plate-Boca Juniors ka bërë që të hidhen disa ide të ndryshime. Kjo edhe për shkak se ende nuk është marrë një vendim se kur mund të luhet supersfida.

Ka qenë Bashkia e Xhenoas në Itali e cila ka bërë një thirrje që kjo ndeshje me këtë dinamikë të lartë të luhet në Itali. Kërkesa është bërë për dy presidentët e klubeve të cilët janë me origjinë italiane dhe si stadium i propozuar është ai i “Luixhi Ferraris” i Xhenoas.

Ndërkohë që ndeshja e parë përfundoi me shifrat e barabarta 2 me 2, për tu shpallur fituesi duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit. Të presim çfarë do të ndodhë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303