Kreu i PDS, Paskal Milo ka folur në lidhje me një pistë të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës.
Në emisionin “Open” në Top Channel, Milo theksoi se sipas tij do të ketë negociata mes dy palëve dje kjo pistë do funksionojë.
“Ka edhe një pistë të fshehtë dhe ajo do të funksionojë. Unë e nuhas dhe do të ketë negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar, jo publik, për të gjetur konsensusin për atë që nesër do të shpallet si reformë zgjedhore konsensuale. Deklaratat e opozitës dhe të Ramës nuk kanë koherencë, por bëhen në përputhje me zhvillimet e përditësuara”, tha Paskal Milo.