fbpx

“Ka njerëz që vdesin nga sëmundjet pa iu bërë tamponi”. Mjeku tregon se ç’ndodh brenda spitaleve

800-0-5fb79f47b8a6e.png

Mjeku Infeksionist, Gentian Stroni ka folur për situatën nga pandemia në Abc News. Më tej, ai është ndalur te deklarata e Bashës, ku tha mbrëmë se qeveria fsheh numrin real të vdekjeve nga koronavirusi.

Gjatë një interviste për ABC, mjeku Stroni u shpreh se kjo mund të jetë një e vërtetë se mund të ketë një numër të lartë vdekjesh në raport me atë që raportohet por për sa kohë nuk ka një konfirmim se pacienti nuk ka një përgjigje se është i infektuar nuk klasifikohet si viktimë e tillë.

“Është e vërtetë, por duhet parë ndryshe, në aspektin e personave që ndërrojnë jetë në spital është më i lartë, por duhet të shikohet raporti pasi ka njerëz që humbin jetën nga sëmundje të tjera dhe mund të mos u jetë bërë tamponi. Shanset mund të jenë të mëdha por kur nuk ke një deklaratë vlerësimi nga ISHP-ja nuk mund ta vësh se vdiq nga Covid.

Mund të ndërrojnë jetë në pavione të tjera të spitalit ku janë të negativizuar dhe kur dalin nga spitali mund të kenë një pasojë që mund të shfaqen më pas. Siç kemi parë dhe në Kinë që njerëzit binin në rrugë. Koronavirusi e dimë se jep probleme të mëdha në gjak etj, ne e dimë se ai lë shumë pasoja te pacientët. Nëse këto do të jenë të rënda mund të marrin dhe jetën. Ekzistojnë hapësira që mund të ketë persona që kanë humbur jetën nga koronavrusi por nuk klasifikohen të tillë pasi nuk kanë një dokument të tillë, dhe nëse dalin të negativizuar dhe ato humbin jetën por mund ta humbasin nga zemra. Gripi vret por nuk vdesin në masë, por ato ndërrojnë jetë nga problemet sekondare si problemet me zemrën etj. është e njëjta gjë dhe me Covid, ato njerëz ndërrojnë jetë por nuk mund të deklarohet dot si e tillë.

Nga momenti që një pacient ndërron jetë është e rëndësishme që të qëndrojë deri në dy orë pranë spitalit dhe është mjeku ai që bën dhe konfirmimin përfundimtar bashkë me skedën e vdekjes. në rastin kur diskutohet për Covid njeriu bëhet i gatshëm duke vijuar dhe në pavion dhe më pas nga morgu bëhet dhe shpërndarja e tij”, është shprehur ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303