fbpx

“Ka patur interesim nga Barcelona”, Rudiger prezantohet te Real Madrid: Jam gati, idhulli im është Ronaldo Nazario, nuk e njoh Mbappe

ggg-1.jpg

Antonio Rudiger është prezantuar sot si lojtar i Real Madrid. Mbrojtësi i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të shumta. Rudiger preku tema si mundësitë e ndryshme të merkatos, ndjesia te Loss Blancos, apo edhe marrëdhënia me shokët e rinj të skuadrës.

“Jam i lumtur që më është dhënë mundësia për të qenë pjesë e këtij klubi të madh. Mund të premtoj se do të angazhohem maksimalisht në secilën ndeshje, pasi dua që të fitoj sa më shumë trofe që të jetë e mundur me fanellën e Real Madridit.

Kur ishte kontakti i parë me Madridin?: “Në shtator 2021, në fillim, me agjentin tim. E dyta, në të cilën unë tashmë fola drejtpërdrejt me Ancelottin, ishte në prill. Ky ishte momenti kyç, sepse vendosa të luaja për Madridin”.

Çfarë ka përfaqësuar Madridi gjatë gjithë jetës suaj?: “Më kujtohet shumë Ronaldo Nazário, për shembull, ai ishte idhulli im. Aty ku u rrita, të gjithë donim të ishim sulmues dhe, konkretisht, ai. Më kujtohet edhe Zidane dhe goli i tij kundër Leverkusenit”.

A iu premtoi Ancelotti minuta apo diçka tjetër?: “Kam folur me Ancelottin dhe ai më tha se më donte në ekip, se më besonte, se mund ta ndihmoja këtë ekip. Në moshën time, mjafton! Po flasim për zotin Ancelotti! Natyrisht që do të ketë konkurrencë të fortë në Madrid, por unë jam gati”.

Interesimi i Barcelonës: “Po, ka pasur interes nga Barcelona, ​​por i thashë vëllait tim se ajo që doja ishte të vija te Real Madrid. Duke folur për Mbappen, nuk e njoh personalisht, është punë e tij”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303