“Ka përpjekje për grusht shteti”. Ilir Meta shkund politikën: Do shkoj vetë në…

ilir-metaaa-1024x576.jpg

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së jashtëzakonshme, lëshoi akuza të rënda teksa foli për përpjekje për grusht shteti. Ai tha se do të marrë vetë pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias ku do t’i njohë me fakte të rënda sa i takon çështjes ‘Dvorani’.

“Kuvedi i Shqipërisë më të pabesë më të pamoralshme, disa orë para takimit me komisionin e Venecias, më 12 shkurt mbasdite vonë vonton nërerresirë të plotë, ndryshime për ligjin e emërimeve në gjykatën kushtetuese.

Përmbajtja e këtij ligji dhunon në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës, votimi i këtij ligji është një tjetër atentat. Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi në kontrollin politik të rilindjes duke dhënë mesazhin se cdo emërim do bëhet vetëm duke kaluar testin e rilindjes. Kjo është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet Komisionit të Venecias por edhe ambasadorëve që i dolën në krah për këtë cështje që është aq e thjeshtë sa ç’është abetarja.

I kërkoj ndjesë komisionit të venecias që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të mbulimit të shtetit”, tha Meta duke u ndalur sipas tij edhe te faktet për një grusht shteti.

“Do marr pjesë vetë në seancën plenare të komisionit të venecias ku do njoh me fatkte të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend.

Më konkretisht.

Ne teatër s’kemi apo jo? Rilindja është teatri dhe estrada numër një e këtij shteti.

Më 8 nëntor, kryetari i kuvendit i thotë Ardian Dvoranit, midis të tjerave i thotë‘për të garantuar të drejtën e cdo kandidati, Kuvendi kërkon të informohet nga KED mbi procesin e deritanishëm sipas kushtetutës dhe ligjit.

Tani përgjigja që i jep Dvorani pa mbledh KED që është një votë në 9 vota të KED, në mos i kanë bërë letrat në një zyrë…

Në fund fare ky i thotë që ditën e sotme, pra data 8, ditën e sotme pranë KED nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga PRESIDENTI, gjithashtu edhe në faqen zyrtare të presidentit nuk rezulton të jetë bërë publike ndalimi i ushtrimit të së drejtës së Gjykatës Kushtetuese të emërimeve .

Tani këta nuk dinin gjë as njëri e as tjetri (lexon letrën që Presidenti u ka dërguar institucioneve)

Që më 5 nëntor, Presidenti ia thotë Rucit, Dvoranit dhe Ballancës si dhe për dijeni edhe ambasadave.

Ambasadave që nuk i zë gjumi këtu për reformën në drejtësi që paguajnë që shqipëria të shkëlqejë në fushën e shtetit ligjor”, vijoi Meta duke ironizuar ndërkombëtarët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303