Ambasada e SHBA në Tiranë, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetin social shkruan se fillimi i projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë amerikane, Bechtel ësgtë një moment shumë i rëndësishëm.
“Sot është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në nisjen e projektit për hidrocentralin e Skavicës”, thuhet në postimin e ambasadës.

