fbpx

“Ka shenja në fytyrë, trup dhe qafë”. Gjyshja e foshnjes rrëfen dhunën e ushtruar në çerdhe: Qante vajza…

edu.jpg

Gjyshja e foshnjes 18-muajsh nga Durrësi që u dhunua në çerdhe, në një prononcim për Neës 24, ka rrëfyer se vajza kishte vetëm 2 ditë që kishte shkuar në çerdhe është dhunuar nga edukatorja.

Gjyshja e fëmijës ka konstatuar shenja dhune te e vogla, që në ditën e dytë të kopshtit.

Pas denoncimit, është proceduar penalisht pronari i kopshtit G.D 61 vjeç

Siç tregon gjyshja e vajzës, e vogla ka pasur shenja në fytyrë në qafë dhe në kurriz.

Ndërkaq edhe ekspertiza e vërteton dhunën ndaj fëmijës.

“Ishte godit te faqja. Ishte dita e dytë. Unë dyshova te edukatorja e lagjes. 2 edukatore dhe pastruesja ishin në kopësht”, tha gjyshja për News 24, e cila më pas u mbështet edhe nga një fqinj.

“Fëmija ka pasur shenja në fytyrë dhe në qafë, por edhe këtu mbrapa,. Qante goca kur e prekte”, shtoi fqinji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303