fbpx

Ka shpresë në Maqedoninë e Veriut, ja shifrat e sotme në betejën me covid-19

Nga Maqedonia vjen një lajm shumë i mirë. Vendi fqinj më në fund po merr pak frymë. Sot vendi regjistron më shumë të shëruar se të infektuar.

123 persona e kanë fituar betejën me covid-19, ndërsa 88 kanë rezultuar pozitiv nga 973 teste të kryera.

Numër më të lartë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, përkatësisht 70. Më raportin e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326.

Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në 385. Dy nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Deri tani në vendin tonë janë realizuar 78.133 testime.