fbpx

“Ka shumë pak rëndësi shkoj apo jo në Dibër”. Beqaj habit me deklaratën: Këtu askush s’vjen me…

Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, gjate nje seance parlamentare, ku u debatua ne lidhje me gjendjen e varferise dhe zhvillimet ekonomike ne vend./r/n/r/nHealth minister Ilir Beqaj, during a parliamentary session, where was debated in relation to the situation of poverty and economic developments in the country.

Deputeti socialist, Ilir Beqaj, ka habitur sot me deklaratën e bërë në Kuvend, teksa po i përgjigjej akuzave të një kolegu opozitar, i cili tha se Beqaj nuk shkonte asnjëherë në Dibër ndonëse është deputet i asaj zone.

Beqaj u përgjigj se nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje.

 “Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës, në një kohë kur pas 30 vitesh po ndërtohet rruga e Arbërit, duke e bërë këtë një realitet të ri. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit. këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlamentarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.