‘Ka tre ditë që qan’! Besi tregon gjendjen e vështirë që po kalon Xhensila (FOTO)

Screenshot_7-15.png

Xhensila dhe Besi

Me ardhjen në jetë të Ajkës, Xhensila u shkëput për disa muaj nga muzika, por sot këngëtarja shumë e dashur për publikun i gëzoi të gjithë fansat me lajmin se pas kaq kohësh do rikthehet me një koncert në Vjenë.

Xhensila postoi edhe foto nga avioni ku shfaqet me Besin i cili po e shoqëron në këtë udhëtim.

Mirëpo pikërisht tek ky postim aktori ka zbuluar gjendjen e vështirë që po kalon Xhensila për shkak se këto 3 ditë nuk do jetë me Ajkën.

“Ata sytë e ënjtur që kanë 3 ditë që qajnë se do lesh vajzën vetëm. Fshije komentin po deshe. M’ke plas veshët”, komenton Besi.

Xing.al.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303