“Ka vetëm një rrugë, me presione dhe ultimatume nuk…”. Rama ia thotë prerë naftëtarëve

edi-rama.png

Kryeministri Edi Rama me anë të një tjetër reagimi i është përgjigjur naftëtareve të Ballshit, të cilat pohuan se nuk do të dalin nga greva e urisë nëse nuk i plotësohen kërkesat, duke theksuar se ato kanë të drejtën e tyre që mos të dalin nga greva, ndërsa shtoi se do të jetë e pamundur që të ulen bashkë për dialog me ultimatume e presione.

Rama i bëri thirrje që ato të ndalin grevën dhe të ulen në një tryezë për dialog.

REAGIMI I RAMËS

Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303