Kacifas nuk varroset pa u bërë autopsia e plotë…shqiptare

kacifa.jpg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për fatin e hetimit të ngjarjes së ndodhur të dielën, ku mbeti i 35 vjeçari grek Kostandinos Kaçifa.

Trupi i minoritarit grek nuk do të varroset derisa të përfundojë një autopsi e plotë nga një grup ekspertësh të ngritur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Vendimi vjen pas një sërë polemikash në lidhje me vdekjen e grekut. Familjarët e Kaçifas kanë kërkuar që trupi i tij të shikohet nga një ekspertizë greke, një kërkesë që nuk është lejuar nga pala shqiptare pavarësisht arritjes së një mjeku grek në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Mbrëmjen e djeshme trupi i të riut ka ardhur në Tiranë dhe tashmë pritet të nisë ekspertiza për të hedhur dritë dhe shuar çfarëdolloj hije dyshimi në lidhje me vdekjen e Kaçifas.

Nga ana tjetër, avokati grek i familjes Kaçifa foli ditën e djeshme në një deklaratë para medias, duke thënë se eksperti grek e ka parë trupin për vetëm 5 minuta dhe nga ajo që ka vërejtur ka konstatuar se plagët e shkaktuara nga plumbat e RENEA-s ishin qepur dhe trupi ishte i larë. Sipas tij ka dyshime se pala shqiptare kërkon të fshehë të vërtetën.

“Nga sa pamë ne me sy të lirë nuk kishte asnjë plagë në këmbë” deklaroi avokati. Deklarata e avokatit rrëzon akuzat e të afërmve të viktimës së Konstandinos Kaçifas është plagosur dhe më pas është vrarë nga afër nga RENEA gjatë aksionit pasditen e së dielës në Bularat të Gjirokastrës.

Grupi i ekspertëve përbëhet nga 4 mjeko-ligjorë shqiptarë. Nuk ka asnjë ekspert të huaj, siç është folur orët e fundit, pasi nuk ka pasur kërkesë zyrtare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’u përfshirë ekspert grek.

Kacifa ka në trup dy të shtëna në afërsi të kraharorit dhe RENEA thotë se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303