fbpx

Kadare bashkë me intelektualë nga 21 vende: Luftoni për Europën

Screenshot_7-10.jpg

“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, shprehen disa nga intelektualët më të njohur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, në një kohë që Britania e Madhe po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Rreth 30 shkrimtarë, historianë dhe fitues të çmimit Nobel. Ata kanë nënshkruar një manifesto, të botuar në shumë gazeta, përfshi “The Guardian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Europës po shpërbëhet para syve të tyre.

“Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e populizmit”, thotë shkrimi. “Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”. Ata shkruajnë se është për të ardhur keq që Europa u braktis nga ishulli përtej Kanalit, duke iu referuar Brexit-it, që e ka sjellë marrëdhënien e BE-së me Britaninë në pikën më të ulët në historinë e pas-Luftës së Dytë Botërore. Intelektualët vlerësojnë se “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqët që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Gëtes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303