fbpx

Kadilli: Berisha është v*ktimë e njeriut që krijoi vetë

kadilli.jpg

Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, në një intervistë në Syri Tv, komentoi përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së nga ana e Bashës.

Kadilli theksoi se ka kohë që ka kërkuar largimin e Bashës, duke shtuar se Berisha është viktimë e njeriut që krijoi vetë.

“Berisha është viktimë e njeriut që krijoi vetë. Kam kërkuar publikisht largimin e Bashës. Sot ka vetëm persona të emëruar në Partinë Demokratike, nuk ka pasur asnjë lloj gare. Basha ka sjellë njerëz të tij në PD, që nuk kanë ndonjë kontribut, por thjesht se ka raporte personale të mira. Nuk ka pasur garë formale në Kryesi. Gjithçka është në dorë të kryetarit, kjo është kryetaro-kracia.

Advertisement

Ne humbëm ish-liderin dhe liderin nga vendimi dje. Basha nuk ka reaguar në mënyrë parimore. Reagimi i Berishës ishte i pritshëm. Unë kam thënë se Berisha nuk ka çfarë të japë në PD, megjithëse nuk e ndaloj as atë dhe askënd. Anëtarët e Kryesisë shkojnë pas kryetarit të partisë sepse ndryshe iu shkatërrohet karriera. Bashkëqeverisja kurrë nuk do iu shërbente shqiptarëve”, deklaroi Kadilli.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303