fbpx

Kadri Veseli dhe beteja e tij me koronavirusin, mësohet zhvillimi i fundit

Kadri-Veseli-2.jpg

Ditën e sotme Kryetari i PDK-së, Kadri Veselim nëpërmjet një postimi në Facebook-un e PDK-së, ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

Ai ka falënderuar qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe shumë miq të tij që e kanë telefonuar dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe të vështurë, thuhet në njoftimin e PDK-së.

POSTIMI I PLOTË I PDK-së:

Kryetari Veseli shërohet nga Covid-19, bën thirrje për kujdes e respektim të masave

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shëruar nga Covid-19. Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është kthyer me punët e përditshme në parti.

Kryetari Veseli falënderon qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe miqtë e shumtë që e telefonuan dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.” – ka thënë Veseli.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në  9.688 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa numri  i viktimave ka shkuar në 300.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303