Kadri Veseli në Hagë, reagon ashpër Edi Rama

Për ftesën e Gjykatës Speciale të Hagës ndaj Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama.

Rama e cilëson ftesën të padrejtë por thotë se tashmë mbetet vetëm e drejta për të treguar të vërtetën.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin,” shkruan Rama.