fbpx

Kafeja, njihuni me përfitimet e mëdha shëndetësore

a-cup-of-coffee-that-makes-people-tired.jpg

Jo vetëm një kënaqësi, por edhe një aleat i çmuar i mirëqenies sonë. Kafeja, shumë e dashur dhe e konsumuar në të gjithë botën, është një koncentrat përfitimesh. Ja një sërë arsyesh të vlefshme për të cilat nuk duhet të heqim dorë nga kënaqësia e një filxhani kafeje.

Lehtëson tretjen – Kjo është mbase cilësia më e njohur e kafesë, e cila nëse konsumohet menjëherë pas vaktit ka efekt stimuluese mbi sekrecionet tretëse të stomakut. Për ta përfunduar mirë drekën apo darkën, thojini ‘po’ një filxhani aromatik kafeje, por kujdes të mos e teproni me sheqerin, sidomos nëse ju duhet të mbani linjat nën kontroll.

Përmirëson performancën-Kafeja është e njohur që rrit performancën e atletëve, shton rezistencën ndaj sforcimeve fizike. Para se të praktikoni aktivitetet sportive, një filxhan kafe shton nivelet e acideve yndyrore në gjak të cilët më pas përdoren për të prodhuar energjinë e nevojshme që duhet për aktivitetin fizik.

Mike e dietës – Kafeja është një aleate e mirë pë rata që duhet të respektojnë një regjim ushqimor hipokalorike, sepse kafeina ndihmon në uljen e urisë. Falë shijes së thellë dhe faktit se një çaj përmban vetëm 2 kalori, kafeja është e shkëlqyer kundër oreksit, ideale për paraditen dhe pasditen. Por kujdes! Nëse vuani nga tensioni i lartë dhe shqetësimet kardiake është më mirë të ulni konsumin e pijes aromatike.

Kundër plakjes – E pasur me substanca antioksidante natyrale, molekula që ngadalësojnë dhe neutralizojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, kafeja pengon plakjen. Duket se ka efekte shumë të rëndësishme kundër depresionit, sipas një studimi të shkencëtarëve në universitetin e Harvardit.

Forcon lidhjet – Pushimi i kafesë gjatë ditës jo vetëm ndihmon në rritjen e përqendrimit, por është perfekte për t’u socializuar dhe për të ndarë një moment të këndshëm me m iq dhe kolegë. Nëse konsumohet në sasinë e duhur, kafeja është e mbushur me cilësi të mira.

Në fund, por jo e fundit – Shqisa e parë që nxitet nga kafeja është nuhatja. Molekulat që çlirohen nga kafeja, hyjnë në kontakt me receptorët e nuhatjes dhe provojnë një sërë sinjalesh, fillimisht kimike e më pas elektrike. Kjo është arsyeja që na bën të jemi aq të kënaqur teksa gjerbim lëngun e errët. Shije për shqisat, por edhe për shpirtin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303