fbpx

Kalimi i truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, AMT: Betejën do e çojmë deri te DASH

3248D5CB-F2B6-4284-9D1C-F4DD17FE8992.png

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në një deklaratë pasditen e sotme, për të komentuar vendimin e qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë Tiranë. Në një fjalën e saj për mediat përfaqësuesja ligjore e AMT-së, Adriana Kalaja u shpreh se kjo është anti-kushtetuese, dhe se ata betejën do e vazhdojnë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, madhe edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Disa njerëz që drejtojnë këtë vend, kanë marrë peng institucionet dhe Shqipërinë. Unë nga dje sot, i kam bërë pyetje vetes nga më të ndryshmet, ajo që nuk i jap përgjigje është se kush do ta ndalë këtë katastrofë në sistemin e drejtësisë. Nëse nuk e keni harruar, kemi filluar të harrojmë veprat kriminale që po bën ky shtet. E ndalojmë dot, e ndalon dot një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Kush do ta ndalojë? Në emër të të gjithë Aleancës, i kërkoj SPAK marrjen e masave emergjente pasi vetëm SPAK duhet të vendosë drejtësi përsa kohë që institucionet nuk reagojnë. Nëse nuk kemi një reagim nga institucionet shqiptare, do i drejtohemi atyre ndërkombëtare. Ne do luftojmë dhe drejtësinë do e rivëmë. Do e ringremë aty ku ishte”, tha Kalaja.

Ndërsa nga ana tjetër, Regjizori Robert Budina e ka quajtur shtetin mafioz dhe se ky vendim mund të merret vetëm në një shtet të tillë. Ai ka shtuar se ata do të dalin dhe të protestojnë për këtë vendim, si dhe gjithashtu u kanë bërë thirrje Presidencës, Opozitës dhe institucioneve të drejtësisë që të reagojnë për këtë akt mafioz. Ndërsa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Budina u tha se duhet të protestojnë dhe të japin dorëheqjen nga postet e tyre pas këtij vendimi.

“Mafia e ka zaptuar shtetin, e ka zaptuar në mënyrën më skandaloze. Dmth një vendim i Gjykatës Kushtetuese që shkelet me këmbë, vetëm në një shtet mafioz mund të ndodhë, jo në Shqipëri, por në gjithë Europën e botën. Gjërat nuk janë të rastësishme. E shihni çndodhi dje, u mor ky vendimi i Këshillit të Ministrave. Jemi këtu për ti thënë që ne do ta ndalojmë me çdo kusht, në DASH në Europë, në PE. Ne luftën për drejtësi do ta vazhdojmë. Ne nuk fitojmë asgjë përveç drejtësisë.

Advertisement
Qytetarët të mos heshtin. Të ngrihemi kundër kësaj kaste. Të shkelësh vendimin e Gjykatës është të kesh çdo gjë në dorë. Intelektualët të ngrihen. Mos e lëmë këtë vend në mëshirë të fatit. Opozita mos heshtë për gjithë këto problem. Mos heshtë as Presidenti. Kam një thirrje të veçantë për anëtarëat e Gjykatës Kushtetuese, që morën një vendim shumë të saktë që u shkel me këmbë. Të nderuar, ju që morët një vendim me koshiencë, të bindur, a jeni të bindur ende që ky shtet ju ka dhënë priftërinjve e ju ruan mjekrën. Duhet të shpreheni publikisht, edhe të jepni dorëheqjen për ti treguar në këtë vend se nuk vijohet kështu. Jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, kulturën, Kushtetutën e këtij vendi,” tha Budina.
Dje, trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303