Kalimtari ‘shpëton’ paratë e fondacionit nga ‘skifteri’

Screenshot_5.png

Ky është momenti kur një kalimtar i guximshëm ndal një hajdut dhe i merr kutinë e bamirësi të cilën ai e kishte marrë nga një dyqan. 

Videoja e kapur nga disa kamera të sigurisë tregojnë Joshua Starkey i cili u rrëzua në tokë teksa përpiqej të vraponte me kutin që kishte vjedhur. 

Në pamjet filmike do të shikoni 23 vjeçarin duke hyrë në restorant, që ndodhet në stacionin e Metros para se të kapte kutinë e një fondacioni britanik. 

Ai e kap kutinë dhe arrin të ikë por është një kalimtar i cili e ndalon dhe ia marrë kutinë.

Ngjarja ndodhi në muajin mars, por pamjet filmike janë publikuar vetëm tani. (Tema)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303