fbpx

Kaloi vettingun me debate të forta, por nuk ka fund ‘odiseja’ e Donika Prelës

Donika-Prela-3-675x450.jpeg

Edhe pse Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e kaloi ‘vettingun’ vendim i cili u shoqërua me debate dhe akuza të forta, ‘odiseja’ e saj në këtë proces nuk ka për të marrë fund.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit për kalimin e vettingut nga ana e Donika Prelës, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303