Kalon autostradën, autobusi shtyp për vdekje këmbësorin

Një person humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një autobus teksa ishte duke kaluar autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se autobusi me drejtues M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, thotë policia në një njoftim paraprak.

Lër një koment