fbpx

“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”/ Ilir Meta vlerëson maksimalisht atasheun ushtarak italian

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi sot atasheun ushtarak italin në ambasadën në Tiranë, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Motivacioni ne urdher ishte  “Në vlerësim të kontributit të çmuar për forcimin e urave të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve euroatlantike. Me mirënjohje për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve miq”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë e veçantë të organizimit të një ceremonie solemne për të nderuar Kolonelin Cornacchia, ushtarak i një vendi partner strategjik të gjithanshëm, Italisë.

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, përfaqësues institucionesh dhe autoritete vendore, familjarë, miq dhe kolegë të atasheut ushtarak.