fbpx

“Kam deklaruar 33 milionë lekë, punoj me sforco dhe…”, vjen ankesa e biznesmenit

Biznesmeni Met Sejdini i një bar-restoranti ka dhënë një deklaratë gjatë një spoti që është publikuar nga Partia Demokratike. Ai ka thënë se konsumi sa vjen e po bie si dhe ka bërë një ankesë për pagesën e TVSH.

Ndërkohë, Basha ka postuar videon dhe shkruan: “Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!”

Deklarata e plotë:

Quhem Met Sejdini kam një biznes privat prej 17 vitesh, familjar, të cilin e punojmë… është kryeshit shërbim bar-restorant. Që nga 2018 gjeta deklaruar prej 33 milion lekësh me vendim qeverie e kalova biznesin me TVSH, duke rritur koston e e ekonomistit dhe një sërë detyrimesh të tjera. Në 2019 si rezultat i rënjes së konsumit edhe tek biznesi im pati rënie xhirosh në 22 milion lekë, por unë përsëri vazhdojë të paguaj detyrimet si biznes i madh. Njëkohësisht taksat e bashkisë sic janë ata të pasurisë, arsimit dhe pastrimt një tjetër shtesë. Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforcë dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar edhe detyrimet e sigurimet shoqëroredhe një pjesë te kësteve.

Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!

Geplaatst door Lulzim Basha op Zaterdag 17 oktober 2020