‘Kam kancer’/ Mashtroi për sëmundjen dhe merr 10 mijë dollarë, prangoset 31-vjeçarja

Mashtroi rëndë duke thënë se ka kancer, i ndodh gjëma 31-vjeçares.

Gruaja krijoi dy hapësira për të mbledhur para, njërën në GoFundMe dhe tjetra në Facebook, ku deklaronte se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri në kolonë.

Autoritetet thanë se 31-vjecarja, e identifikuar si Jessica Ann Smith falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj.

“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë dollarë, por shumë shpejt e vërteta u zbulua dhe Jessica u arrestua nga policia.