fbpx

“Kam pak kollë dhe temperaturë”, Voltana Ademi tregon simptomat pas infektimit me Covid-19

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës,Voltana Ademi ka bërë me dije se ka dalë pozitive me koronavirus.

Ajo ka theksuar se ka pak kollë dhe temperaturë, duke shtuar se dyshon se është infektuar gjatë punëve në terren për bashkinë.

Përgjigja e plotë e kryetares së Bashkisië Shkodër, Voltana Ademi:

Ju falënderoj për interesimin për shëndetin tim. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë miqtë e mi gazetarë, drejtues mediash me të cilët kam bashkëpunuar në vite dhe janë interesuar përmes telefonatave apo mesazheve. Njëkohësisht falenderoj të gjithë familjarët e të afërmit, kolegët në punë, qytetarë që më kanë telefonuar e derguar mesazhe mbështetëse.

Dje në mëngjes kam marrë përgjigjen që jam pozitive me Covid-19. Një ditë më parë, të hënën, kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Për sigurinë e familjarëve e bashkëpunëtorëve të mi, por edhe timen.

Ka disa ditë, ndoshta dy javë, që për shkak të angazhimeve lidhur me disa projekte që po zbatjmë në fshatra e në qytet, nuk kam qenë shumë e pranishme në mjediset e Bashkisë. Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren. Për hir të realitetit, kam takuar njerëz, edhe pse jam përpjekur maksimalisht të ruaj distancën dhe të përdor maskën gjatë gjithë kohës.

Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme në komunikim me zv kryetarët dhe drejtuesit në bashki, për do gjë që ata e vlerësojnë të nevojshme mbështetjen dhe vendimarrjen. Fatmirësisht, falë teknologjisë, është e lehtë të komunikosh, të orientosh duke u vazhduar si për ditë puna.